Na lejoni t’ju çojmë në një udhëtim nëpër disa nga peisazhet më mahnitëse të Evropës. Ato janë shkrepur nga fotografi 35-vjeçar Gabor Nagy, nga Budapesti dhe tregojnë ishuj të bukur, peisazhe vullkanike, liqene dhe ujëra mahnitës në Islandë, Itali, Austri dhe Norvegji.
“Çdo foto që bëj është e veçantë për mua sepse më pëlqen të shkrep në rajone të vështira për t’u arritur. Këto vende janë super të largëta. Zakonisht, më duhet të kaloj disa lumenj akullnajorë ose të eci 20 deri në 25 km për t’i arritur ato. Këto fotografi kanë historinë e tyre”, tha fotografi.
1. Imazh i jashtëzakonshëm i arkipelagut të ishujve Lofoten në Norvegji.
2. Pamje nga liqeni Kavicsos pranë kryeqytetit hungarez, Budapest.
3. Kjo foto e mahnitshme është bërë në Dolomitet italiane
4. Ishujt Lofoten
5. Një kishe gotike e shekullit të 12-të pranë fshatit Somogyvamos në Hungarinë perëndimore.
6. Langisjor, një nga liqenet më të mëdhenj në Islandë. Ai ndodhet në Parkun Kombëtar Vatnajokull, i cili mbulon afërsisht 14 përqind të territorit të vendit.
7. Parku Kombëtar Gesause në Austri
8. Zona Landlandnalaugar në Islandë, e njohur për aktivitetin e saj gjeotermik.
9. Në foto është peizazhi i bukur i zonës Landmannalaugar të Islandës
10. Kanioni Sigoldqugljufur në Malësinë Islandeze.
11. Skenë magjepsëse pranë qytetit mahnitës të Pienza në Toskanë.
12. Një liqen krater në Malësinë Islandeze.
13. Peizazh vullkanik në Islandë.
14. Eldgja në Islandë, kanioni më i madh vullkanik në botë.
15. Një shkrepje spektakolare e realizuar afër qytetit Hrinova në Sllovaki.
Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al