Përpjekja për të pakësuar kohën e kaluar duke parë postimet në TikTok, Instagram, Snapchat dhe Twitter mund të duket një kërkesë e madhe për shumë prej nesh. Por sipas një studimi të fundit, nuk ka nevojë për një detoks të plotë nga rrjetet sociale për të parë disa përfitime.
Sipas kërkimit, nëse reduktoni me 15 minuta më pak kohën që kaloni në platforma sociale, mund të përmirësoni shëndetin. Studimi, i publikuar në “Journal of Technology in Behavioral Science” iu kërkoi pjesëmarrësve të grupmoshave 20-25 vjeç të reduktonin me 15 minuta më pak kohën ditore para ekranit, për 3 muaj rresht.
Rezultatet u krahasuan me grupe që nuk iu parashtrua kjo kërkesë ose që iu tha të merreshin me diçka gjatë këtyre 15 minutave.
Përfundimi ishte se grupi i parë nuk u prek gjerësisht nga ftohja, bënte gjumë më cilësor dhe ishte më pak i depresionuar. Pati një përmirësim prej 15% në sistemin imunitar, 50% në cilësinë e gjumit dhe 30% më pak simptoma depresioni.