Ish-kryeministri Berisha do të mbledhë grupin parlamentar 30 minuta përpara nisjes së seancë plenare. Në njoftimin për shtyp bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në selinë blu, në sallën ‘Azem Hajdari’. Ende nuk dihet se për çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje.
NJOFTIM PËR SHTYP
Në ora 9:30 mbledhje e grupit parlamentar në seli, salla “Azem Hajdari.” Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë live.