“Dita Ndërkombëtare e Mjekut” Begaj shpreh mirënjohje dhe respekt

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar bluzat e bardha në ‘Ditën Ndërkombëtare të Mjekut’. Kreu i shtetit vlerësoi punën e palodhur të mjekëve në shërbim të qytetarëve, ndërsa rikujtoi periudhën e pandemisë.

“I qëndruan besnikë “Betimit të Hipokratit” duke mos pyetur për rrezikun që i kanosej atyre vetë apo familjarëve”, shkruan Begaj.

Postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, uroj të gjithë mjekët e Shqipërisë, për punën e tyre të palodhur, në shërbim të qytetarëve.

Pandemia COVID-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut. Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i qëndruar besnikë “Betimit të Hipokratit” e duke mos pyetur për rrezikun që i kanosej atyre vetë apo familjarëve.

Sot, tek sa për fat ditët e vështira të pandemisë duken kujtim i së shkuarës, nuk duhet t’i mbetet së shkuarës shembulli i vetëmohimit të tyre, përkundrazi, duhet të jetë një arsye më shumë, për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre.

Respekt dhe mirënjohje ndaj mjekëve tanë, ndaj të gjithë kolegëve dhe miqve të mi të nderuar!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *