Një 67-vjeçar nga Dropulli ka denoncuar një bashkëqytetar të tijin se e ka mashtruar dhe i ka marrë kartat e identitetit të familjarëve kundrejt shpërblimit.
Sipas policisë ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit me iniciale K.XH. 67 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi e Sipërme, Dropull.
Bëhet me dije se ky shtetas ka marrë kartat e identitetit të familjarëve të tij dhe i ka përdorur ato pa dijeninë e tyre, për të plotësuar formularët për regjistrimin e kandidatit të një subjekti politik, në procesin zgjedhor.