“Ik në Kukës, nuk keni punë ju këtu” Si nisi konflikti që la pas 2 viktima në Kavajë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Kavajë, ku dy persona vranë njëri-tjetrin pas një sherri banal. Dy viktimat 43-vjeçarët Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha ishin konfliktuar edhe më herët.

Ata u takuan në një lokal ku fillimisht kanë debatuar me fjalë. Më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prezencë të fëmijës 3-vjeçar të Rexhës.

Ata kanë debatuar fillimisht me tone të larta, dhe në momentin ku Rexha ka qenë duke hyrë në automjet, Gosa e ka qëlluar me thikë. Rexha i është kundërpërgjigjur 3 herë me armë zjarri. Rexha ka vdekur në vend ndërsa Gosa ka lëvizur rreth 30 metra dhe më pas është rrëzuar.

Konflikti mes tyre ka nisur pas ngacmimeve të vazhdueshme të Edmond Gosës ndaj Rexhës. “Shko në Kukës atje ku ke familjen. Nuk keni punë ju veriorët në Kavajë”, mësohet t’i ketë thënë Gosa 43-vjeçarit kuksian, i cili jetonte prej kohësh në Kavajë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në polici rreth 10 persona si dëshmitarë okularë të ngjarjes dhe që mund të jenë në dijeni të motivit të ngjarjes. Më pas ata janë lënë të lirë. Policia vazhdon hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të kësaj ngjarjeje.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *