I ofroi ryshfet efektivëve të ‘Rrugores’, procedohet 47-vjeçari

Një shtetas 47-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi i ka ofruar një shumë parash punonjësve të Policisë Rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin me inicialt I. P. pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit.

Me qëllim shmangien e gjobës për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të Policisë një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit, për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *