“21 Janari”, Gjykata e Posaçme nuk pranon ankimimin e familjarëve të viktimave

Gjykata e Posaçme ka vendosur në Dhomë Këshillimi që të mos pranojë ankimimin e familjarëve sa i takon viktimave të 21 janarit. Familjarët kishin ankimuar vendimin e SPAK që ia kaloi kallëzimin e tyre për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Prokuroria e Posaçme më herët shpalli moskompentencë për kallëzimet e 21 janarit që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin.

Më 23 Janar Ministria e Drejtësisë, dorëzoi në SPAK, kallëzimin penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të brendshëm Lulzim Basha dhe ish-komandatit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi pas publikimit në media të një audio përgjimi ku u shfaqën komunikime të zinxhirit komandues të gardës së republikës për të hapur zjarr ndaj protestuesve të 21 janarit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *