Premtimi për rritje pagash, a shkelet kodi? Celibashi “çliron” Ramën

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka reaguar lidhur me premtimet e rritjes së pagave nga kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se Kodi Zgjedhor parashikon ndalime vetëm për rastet e zgjedhjeve parlamentare.

“Një gjë mund të them dhe s’kam pse ta fsheh që në përgjithësi Kodi Zgjedhor ka ndalime për vendimmarrje të caktuara të institucioneve vetëm 4 muaj para zgjedhjeve deri në krijimin e qeverisë së re.

Janë disa ndalime që lidhen vetëm me rastet e zgjedhjeve të përgjithshme. Disa kufizime janë të qarta për rastet e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë” – tha Celibashi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *