Sondazhi për ‘vendoret’/ Veliaj ‘siguron’ Tiranën; Socialistët mbeten të parët

60% e qytetarëve shqiptarë do të merrnin pjesë në zgjedhje sipas një sondazhi të zhvilluar nga Instituti Pepoli, i publikuar në Report Tv. Rreth 50% e tyre do të votonin për Partinë Socialiste.

Socialistët vijojnë të mbajnë “fronin” në vend. Me rënie drastike paraqitet Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, të cilën thonë se do ta votojnë vetëm 11-15% e të anketuarve, ndërkohë koalicioni i Berishës dhe Metës, renditet i dyti, me 31-35% të votave.

Përsa i përket Tiranës,  50% e qytetarëve të pyetur kanë deklaruar se do të votojnë Erion Veliajn, ndërsa Këlliçi merr deri në 38% të votave dhe PD vetëm 12%.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *