Në kuadër të operacionit policor të koduar “Loja e fundit” kanë arrestuar dy persona. Shtetasit L. K., 37 vjeç dhe E. K., 25 vjeç u vunë në pranga pasi kishin përshtatur lokalet e tyre për organizimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit në ambientet e këtyre lokaleve, u gjetën dhe u sekuestruan 2 aparate celulare që përdoreshin për lojëra fati (baste sportive) dhe 250 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Të dy lokalet janë bllokuar.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit me inicialet P. P., F. D., R. S., F. S. dhe Sh. S. Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, duke vënë baste sportive, në lokalet që administroheshin nga shtetasit e arrestuar.
Operacioni u finalizua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.