Vera ka ardhur dhe temperaturat e larta po i përjetojmë të gjithë. Ky është një lajm i mirë për adhuruesit e diellit, por vala e nxehtësisë mund të sjellë dëmtime në shëndetin tuaj.
Temperaturat e larta janë të lidhura më gjithçka, nga problemet me gjumin te nivelet e rritura të depresionit dhe madje edhe sulmet në zemër. Më poshtë po ju sjellim disa nga të vërtetat dhe mitet në lidhje me motin e nxehtë.
-I nxehti nuk sjell asnjë pasojë… Mit
Nëse nxeheni shumë, filloni të djersiteni dhe ju mund të ndjeheni shumë të lodhur, pasi trupi juaj po punon shumë për të qëndruar të freskët. Bebet, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit janë më të rrezikuar.
-Moti i nxehtë mund të shkaktojë alergji…Fakt
Kur koha është e ngrohtë, e thatë dhe me erë, nivelet qarkulluese të polenit në ajër rriten. Poleni shkakton alergji te disa njerëz dhe kjo mund të shkaktojë dhe astmën. Prandaj, kur koha është e mirë, disa njerëz mund të vuajnë më shumë nga astma.
-Kur është shumë nxehtë, përjetojmë depresion dhe acarohemi më shpejt… Fakt
Disa studime kanë treguar se nxehtësia e madhe mund të çojë në rritje të ankthit dhe dhunës. Disa studime tregojnë gjithashtu një lidhje midis niveleve të rritura të vetëvrasjeve dhe nxehtësisë ekstreme.
-Ne kemi nevojë për vitaminë D, në mënyrë që të mos përdorim krem kundra diellit gjatë gjithë kohës… Mit
Kremi kundra diellit duhet të përdoret gjithmonë. Ai aplikohet çdo dy orë në fytyrë, krahë dhe në trup nëse jeni me rroba banje.
-Ushqimet pikante do t’ju freskojnë…Mit
Ushqimet pikante do t’ju ngrenë temperaturën e trupit dhe do t’ju shkaktojnë djersitje.
-Duhet të shmangni ushtrimet fizike kur është nxehtë…Mit
Të ushtrohesh në ambient të nxehtë mund të rezultojë e rrezikshme pasi sjell probleme me zemrën. Por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të ushtroheni. Shumica e palestrave kanë ajër të kondicionuar, kështu që nuk ka asnjë problem të bëni ushtrime fizike brenda.
-Mbani të mbyllura dritaret dhe dyert…Fakt
Është e zakonshme të hapni dyert dhe dritaret kur temperaturat rriten, por mbajtja mbyllur e tyre do ta mbajë shtëpinë të freskët. Nëse jashtë është nxehtë, mbajini dritaret dhe dyert e mbyllura. Kjo do të ndalojë diellin të ngrohë shtëpinë tuaj.
-Të fjeturit pa rroba do t’ju mbajë freskët
Të fjeturit pa rroba nuk do t’ju ndihmojë të qëndroni freskët. Në vend të kësaj, zgjidhni pizhama të cilat janë 100% pambuk.
-Duhet të pi të paktën 8 gota ujë në ditë…Mit
Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për shëndetin tuaj kur është nxehtë është të qëndroni të hidratuar dhe shumica prej nesh nuk pinë ujë sa duhet. Mjekët rekomandojnë të pihen 6-8 gota lëng në ditë, që mund të jetë ujë, çaj, kafe apo pije të tjera.
-Një dush i ftohtë do t’ju freskojë…Mit
Një dush i ftohtë para gjumit, nuk do t’ju qetësojë. Trupi juaj do të reagojë ndaj ujit të ftohtë duke ruajtur nxehtësinë.
-Nëse keni probleme me diabetin dhe sëmundjet e zemrës nuk duhet të rrini gjatë në diell
Kushdo që ka probleme me zemrën dhe diabetin mund të bëhet keq nëse dehidratohet. Njerëzit duhet të qëndrojnë në hije, të shmangin dehidratimin dhe të sigurohen që të jenë të freskët.
/Burimi:TheSun/Përshtati:Priza.al