SHBA/ Ditën e sotme Dua Lipa dhe Anwar Hadid festojnë dy vjetorin e lidhjes së tyre. Dyshja kanë publikuar sot në rrjetet sociale foto ‘të ëmbla’ ku zbulojnë se ato janë në kulmin e dashurisë së tyre.
I pari që ka postuar një foto në Instagram ka qenë Anwar Hadid dhe dedikimin e tij do ta dëshironte çdo vajzë në ditën e përvjetorit. Ai shprehet se Dua Lipa i ka ndriçuar ditët.
“Dy vite me këtë zonjën e dashur m’i ke ndriçuar ditët. Të dua,”- shkruan Anwar.
Krahas Anwar Hadid edhe Dua Lipa nuk ka hezituar ta urojë dashurinë e jetës së saj.
/Priza.al/