Renditja e lojtarëve në rënie në Serinë A:Sa surpriza!
Këtu është top 10-shja e lojtarëve që kanë humbur vlerën e tyre në Seria A
10- Dushan Vlahovic, sulmuesi i Juventus, me një humbje prej 5 milionë euro : Vlera aktuale 75 milionë euro
9- Rafael Leao, pas paraqitjeve jo të mira në Serie A, vlera e kartonit për blerjen e tij ka rënë prej 5 milionë eurosh gjithashtu.
8- Andrea Belotti kaloi tek Roma “free” në vitin 2022, në atë kohë kryeqytetasit ofronin garanci dhe vijushmëri të niveleve të larta për italianin e transferuar nga Torino. Sot ai vlerësohet nga specialistët rreth 6 milionë euro më pak se vitin e kaluar.
7- Joaquin Correa, sulmuesi i Interit.
Zikaltri ka pësuar një ulje prej 6 milionë euro krahasuar me sezonin e kaluar . Vlera aktuale: 14 milion €
6- Paraqitja e mirë e Interit sezonin e kaluar ka bërë që disa prej lojtarëve të saj të jenë në fokusin kryesor të ekipeve europiane.
Këtë sezon Interi ishte ndryshe duke sjellë zhvlerësime të disa lojtarëve të saj kyç. Brozoviç është njëri prej tyre, duke u vlerësuar 7 milionë € më pak.
5-Sulmuesi I Atalantës, Duvan Zapata. Ulje e vlerës me -8 milionë euro.
4 Mesfushori I Romës Lorenzo Pellegrini -10 milionë euro. Vlera aktuale e kartonit : 35 milionë euro.
3 Paraqitja e jashtëzakonshme në Euro 2020 bëri që vlera e Federico Chiesa të kapte majat.
Sulmuesi I Juventus ka pasur një sezon sfidues me bardhezinjtë , pasi kohën më të madhe e kaloi në stol sepse iu desh të bënte një ndërhyrje në gju. Për pasojë vlera e Chiesës llogaritet 10 milionë euro më pak se vitin e kaluar.
2 Pogba. Mesfushori u rikthye te Juventus sezonin e kaluar “free” ,por dëshira për tu kthyer te “zonja e vjetër” solli mjaft zhgënjime në aspektin professional për Pogba.
Sot 30 vjeçari vlersohet 20milionë euro,15 milionë më pak se kur filloi aventurën me Juve-n.
Në krye të renditjes qëndron sulmuesi Belg, Romelu Lukaku me një rënje drastike prej 15 milionë euro.
Sulmuesi zikaltër shihet si dështimi I vitit nga prestigjozia “TransferMarket “. Mungesa e konkretizimit si dhe forma e dobët me Interin ka sjellë një rivlersim prej 40 milionë euro.