Ish-mbrojtësi i majtë i Francës, Patrice Evra, pranoi se ishte i shkatërruar nga humbja e vendit të tij në finalen e Kupës së Botës ndaj Lionel Messit dhe Argjentinës.
Evra, i cili bëri 59 paraqitje për Francën, pranoi se finalja e Kupës së Botës ishte një ngjarje jashtëzakonisht emocionuese. Les Blues humbën me penallti pasi përmbysën një defiçit 2-0.
“E kam parë ndeshjen live dhe kam qarë. Nuk e prisja. Kur gjithçka mbaroi, të them të drejtën, shkova te makina ime dhe qava”. tha Evra. “Për tre ditë pata dhimbje. Dhe i thashë vetes ‘Patrice, e di që e do Francën’… por më lëndoi shumë. Dhe më pas, sinqerisht,ishte për tu vlersuar skuadra e Francës.”
41-vjeçari gjithashtu simpatizoi yllin e Francës Mbappe: “Kylian shënoi një hat-trick. Është e pa imagjinueshme të shënosh një hat-trick në finale dhe mos ta fitosh. “