Që të tjerët janë të lumtur dhe nuk kanë mendime apo dyshime është perceptimi juaj. Është e vërtetë që jetojmë në një botë që në mënyra të ndryshme na shtyn të mohojmë apo fshehim emocionet negative, nga ana tjetër nuk është e vështirë të kuptosh se nën sipërfaqe shumica e “të tjerëve” kanë shqetësime, dhimbje, arsye ndaj pakënaqësive. Atëherë bëhet pyetja se, sa e madhe është pakënaqësia juaj që nuk mund ta shihni atë të të tjerëve? Kur ka qenë hera e fundit që keni arritur të shikoni lart tek tjetri, për t’u afruar mjaftueshëm me tjetrin për të kuptuar dhe ndarë emocionet e tyre?
Unë besoj se një kurs psikoterapie mund të jetë i dobishëm për të eksploruar origjinën e kësaj mënyre tuajën të perceptimit të botës përreth, përpunimit të përvojave, përballjes me atë pakënaqësi të thellë që ju izolon.