Shqiptari në Angli habit me deklaratën: Më ‘kapën’ me çaj mali e më arrestuan, menduan…

Një shtetas shqiptar  është arrestuar në Angli dhe është mbajtur në paraburgim për plotë 15 orë, pasi i gjetën çaj mali në furgonin e tij.

Sipas The Sun policia britanike mendonte se çaji i malit ishte kanabis, për këtë arsye ata e arrestuan shqiptarin duke e akuzuar për transport të lëndëve narkotike.

53-vjeçari, Agim Agaj u mbajt në një qeli të shtunën në Weymouth, Dorset, dhe u mor në pyetje të nesërmen para se të lirohej sepse nuk kishte prova.

“Ishin dy policë. Një hapi derën e fugonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kam kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit” – është shprehur shqiptari.

Agimi, i cili pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar, tha se nuk e dinte pse e ndaluan dhe shtoi: “Nuk jam arrestuar kurrë. Ishte e frikshme.”

Ndërkohë nga ana e saj Policia e Dorset deklaroi: “U krye një kontroll i automjetit dhe u raportua se u gjet një enë plastike me disa bimë dhe oficerët menduan se ishte drogë. Pas hetimeve të mëtejshme u konfirmua se lënda që u gjet nuk ishte drogë ilegale dhe burri u lirua pa asnjë akuzë.“

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *