Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi dyshohet të kenë sulmuar një polic gjatë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ Prishtinë 29.03.2023 – 07:55. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.