Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në Bilisht, Devoll. Një makinë ka përplasur një motor, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i kësaj të fundit.
Drejtuesi i motorit është dërguar fillimisht në spitalin e qytetit të Bilishtit por do të transportohet drejt Korçës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Ende nuk dihet gjendje shëndetësore e të plagosurit.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave