Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se qeveria është ende duke punuar me draftin. Në një konferencë për mediat, Ibrahimaj u shpreh se është e rëndësishme që ky draft të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë.
Kjo sipas saj, me qëllim që të mos bëhen veprime të nxituara, të cilat mund të shkaktojnë problematika për ekonominë e vendi.
“Përsa i përket amnistisë fiskale, unë e kam përsëritur në raste të ndryshme. Ne jemi duke punuar akoma me draftin e amnistisë. Është e rëndësishme që ai draft të vijë i mirëkonsultuar nga të gjithë partnerët tonë ndërkombëtarë, me qëllim që të mos bëjmë veprime të nxituara, të cilat mund të shkaktojnë problematika për ekonominë e vendit. Jemi ende duke u konsultuar dhe do të vijojmë konsultimin për sa kohë të jetë e nevojshme”, theksoi ajo