Durrës/ Arrestohen 2 persona, dhunuan familjarë dhe vodhën

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale. Një 39 vjeçar banues në Kamëz është arrestuar pasi gjatë dy muajve të fundit ka vjedhur biçikleta të shtetasve të ndryshëm. Ndërkohë një person tjetër është kapur në flagrancë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga ana tjetër Policia e Krujës është vënë në kërkim të shtetases A. M 36 vjeçe, pasi vëllai i saj ka kallëzuar në polici se e motra është larguar nga banesa prej datës 30 mars dhe nuk është kthyer më.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *