Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së përjashme me gazetarët ka akuzuar tha se 80% e shqiptarëve kërkon të largohet dhe se ky është një lajm dramatik për kombit, ku theksoi se braktisja po vjen vetëm pasi qeveri e ka kthyer Shqipërinë në një vend të pasigurt.
Berisha theksoi se shqiptarët po përballen me varfëri ekstreme dhe se çdo ditë vriten njerëz në krye të detyrës, pasi bandat janë të lidhura me qeverinë.
Sakaq shtoi se në 14 maj duhet të bëhet një ndryshim i shpejtë i situatës ku i bëri apel shqiptarëve që të marrin në dorë situatën për të ardhmen e vendit.
“Dje shqiptarët kudo në botë mësuan një lajm të hidhur, pasi bijtë e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Ky studim e bën Shqipërinë, vendin e vetëm në botë që konsiderohet nga 80% ku nuk mund të ndërtohet e ardhmja, ky është një lajm tragjik, të cilin nuk e gjen, nuk del as nga vendet me pushtime të plota e luftra të pamëshira. As me vendet që përballen me varfëri ekstreme, kjo ndjenjë, ky sentimental është rezultat i një regjimi monist që nuk njeh asnjë normë as një parim, ligj, kufi në këtë vend. Shqiptarët shquhen në shëmbëlltyrën e tyre si njerëz inteligjent, ca do të thotë se ata kanë një shkallë absolute papajtueshmërie me regjimin aktual, por duke vlerësuar metodat që ai përdor, bëjnë zgjidhjen më të lehtë, largohen nga vendi. Ky lajm dramatik, ku mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi, është një apel për çdo shqiptar, të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike që po jeton vendi sot, në raportin e braktisjes nga qytetarët e vetë. Përballë kësaj situate, Rama lëshon premtim mashtrim për rrogë mesatare 900 euro, cinik, ndaj atyre që nuk kanë, i pamëshirë. Premton vetëm për mashtrim ashtu siç ka bërë më parë, pra ky është aspekti që i bën shqiptarët mos të shohin të ardhme. Këtu vriten njerëzit në krye të detyrës, kudo që janë nga bandat të lidhura me qeverinë, pasi kurrë nuk do guxonin të lëshonin breshëri në një kafene që ishte plot njerëz, kurajon e kanë te mbështetja e qeverisë. Regjimi i Ramës është bërë i pashpresë, hetimet e MCGonigal, u konfiskuan pasuritë e tij uroj të vijë dhe këtu”, tha ai.