Opozita kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor, Dumani: SPAK nuk ka asnjë hetim për McGonigal

Teksa opozita kërkon me ngulm ngritjen e një Komisioni Hetimor, kreu i SPAK, Altin Dumani ka konfirmuar se në Shqipëri nuk ka asnjë hetim për çështjen McGonigal. Në një takim informal me gazetarët që mbulojnë çështjet e gjyqësorit në vend, Dumani ka thënë se nuk ka hetim.

‘Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftimi kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendos të mos e ndajë me askënd.’- tha Dumani.

Më tej, kreu i SPAK ka thënë se ka një zvarritje të çështjeve të mbartura në organin e akuzës por vonesa nuk është në dorën e tij.

 “Më shqetësojnë shumë çështjet e mbartura, kam qenë kërkues me prokurorët që çështja të përshpejtohet, kaq mund të bëj unë, të kërkoj llogari pse nuk po ecën çështja. Këtë e kam bërë, është në përgjegjësinë e prokurorit, po bëhen veprime”, ka thënë ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *