Autoritetet në Turqi janë alarmuar pas një sulmi të armatosur ndaj zyrave të partisë “Partia e Mirë” në Stamboll. Sulmi me armë është kryer nga persona të cilët nuk janë identifikuar ende nga policia.
Autori ose autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja. Policia po punon për kapjen e tyre.
Plumbi ka goditur një dritare të ndërtesës së zyrave. Për fat të mirë nuk ka pëesona të plagosur. Forca të forta policie ndodhen në vendngjarje.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet e politikës në Turqi, të cilët kanë dënuar ngjarjen.
“Unë dënoj sulmin e armatosur ndaj organizatës lokale të Stambollit të Partisë së Mirë. Duke përcjellë urimet e mia më të mira miqve tanë, nënvizoj pritshmërinë tonë që autorët të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur ”, tha kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglou.