“Erdhi dita”, Rama ndan lajmin e mirë: Tani fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet e-Albania

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot me një lajm të mirë për të gjithë. Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, kreu i qeverisë ka bërë me dije se tashmë fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet platformës e-Albania.

Në postimin e tij, Rama gjithashtu nënvizon faktin se me këto regjistrime shmangen radhët mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.

“Mirëmëngjesi. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *