Një ditë pasi u bë publike se kryetari i bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari, ka qënë i ndaluar nga autoritetet greke, banorët e Lumasit dhe Sinecit kanë dorëzuar një kallëzim në SPAK. Ata shprehen se kanë paraqitur dosje për falsifikim të dokumenteve. Duke iu referuar këtij dokumenti banorët thonë se i zgjedhuri i PS-së që kandidon për një tjetër mandat, nuk ka treguar dënimin me gjobë në Greqi.
“Na ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Hajdari është zgjedhur kryetar bashkie dhe në datë 11.05.2019 ka bërë dhe formularin e vetëdeklarimit. E provojmë këtë që ky formular është i falsifikuar dhe provë konkrete është vendimi i Gjykatës së Janinës”, thanë ata.
Tashmë Hajdari do të përballet me verifikimin e figurës dhe dokumentet e dekriminalizimit. Kryebashkiaku Hajdari rezultoi se fshehu dënimin në formularin për dekriminalizimin, një detyrim ligjor për të treguar problemet me drejtësinë në të shkuarën. Në një reagim publik dje, ai tha se ishte larguar në emigrim për shkak të qeverisjes së Sali Berishës në ato vite dhe se nuk ka patur dijeni për dënimin nga Gjykata e Janinës