Policia e Sarandës ka arrestuar tre persona pasi u konstatuan duke ndërtuar pa leje në fshatin Cerkovicë në Finiq.
Në pranga ka rënë pronarja e objektit 65-vjeçarja E.K., dhe dy punonjësit 60-vjeçari I.I., dhe A.O., 62-vjeç.
Të tre këta shtetas janë banues në Sarandë. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Finiq, Sarandë/Informacion
U konstatuan duke ndërtuar pa leje, në tokë publike, arrestohen në flagrancë pronarja e objektit dhe 2 shtetas që po kryenin punimet.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve:
-E.K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit);
-I.I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë).
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.