“Janë pa bukë pensionistët”, Jenishehri: Më thanë na e bëj hallall, e shitëm votën me 500 mijë lekë

Deputeti i Kuvendit, Selami Jenishehri ka folur rreth zgjedhjeve të 25 prillit. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve që ai drejton u nda me vota të papërfillshme në zgjedhjet parlamentare. Por sipas Jenishehrit ky rezultat krejtësisht i dobët erdhi për shkak se partia e tij ka bojkotuar zgjedhjet.

Jenishehri tha ndër të tjera se bojkotoi zgjedhjet pasi ishin të paligjshme kur u vendos të mos votonin emigrantët. Jenishehri shprehet ndër të tjera se i ka bërë thirrje Ilirjan Celibashit për votën e emigrantëve, ndërsa i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta që të shtyjë zgjedhjet, por sipas tij këta të fundit nuk kanë reaguar. Për këtë arsye Jenishehri thotë se Presidenti dhe kreu i KQZ do të shkojnë në burg.

“Nuk kam punë unë as me PD as me PS. Unë kam bërë koalicion me Partinë Demokratike. Këtë radhë kam bojkotuar zgjedhjet se ishin të paligjshme. Me 23 mars ishte seanca ku merrnim një muaj për fushatë. Taulant Balla doli dhe tha se nuk mund të votojnë emigrantët. Unë i thash ça flet? Se ai e vuri aty atë ligj. Si doni me lënë 1 milion e 700 mijë vetë. Ai bënte se nuk dëgjonte. Filloi fushata, por këto nuk bënin procedurat. Celibashit i bëra kërkesë, se po u bënin të paligjshme.

Kur erdhi data 21 i bëj letër Presidentit i them dekreto shtyrjen e zgjedhjeve. Se emigrantët do votojnë atje ku janë, atëherë ti shtyjmë zgjedhjet. Celibashi nuk i ka detyrat për të shtyrë zgjedhjet. Presidentit i bashkëngjita a kërkesën e Cleibashit dhe të gjitha. Ato të dy nuk e kryen detyrën. E shkelën detyrën. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Do merrnin pjesë emigrantët.

13 thonë këta por nuk është e vërtetë. Unë nuk shkova në zgjedhje. Po ta shpjegoj vetë se ka pensionista që i kemi afër dhe që lobojnë për partinë. Kam taku disa prej tyre se më thonë na e bëj hallall se kanë ardhë “patrashonistët”. Dhe na dhanë 500 mijë lekë. Ata më thonë se po shkoj në Durrës me ato lek. Po i vjedhin. I kanë shit votat. Janë pa bukë pensionistët. Unë jam deputet dhe e kam detyrë”, tha Jenishehri për ‘Abcnews’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *