Në Barcelonë kërkojnë të gjithë rikthimin e Messit, Xavi po diskutoj me Leo-n…

Kohët e fundit po qarkullojnë thashethemet se Lionel Messi është në bisedime për t’u rikthyer te Barcelona.

Për herë të parë që nga dalja e lajmeve, një përfaqësues zyrtar ka konfirmuar bisedimet mes dy palëve.

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste e konfirmoi informacionin. “Ne kemi qenë në kontakt me ekipin e Leo Messit. Leo e di se sa shumë e vlerësojmë atë dhe se do të doja që ai të kthehej këtu,” tha Yuste.

Ai ishte gjithashtu i përfshirë në bisedimet që çuan në largimin e Messit nga klubi dy vjet më parë. “Isha i përfshirë në bisedimet për kontratën dy vjet më parë dhe ende mbaj mend se sa e vështirë ishte të lija Messin të largohej”, kujton zëvendëspresidenti.

 

Ai nuk e fshehu faktin se klubi po përpiqet të gjejë mënyra për të rikthyer Messin. “Leo Messi sigurisht që e do Barcelonën dhe qytetin, kështu që ne shpresojmë të mundësojmë kushtet e duhura për të vazhduar historinë e tij këtu”, tha ai.

 

Ish kolegu i Messi-t dhe trajneri aktual i Barcelonës, Xavi ka folur rreth kësaj çështje duke shprehur dëshirë për një rikthim të Messi-t.

“Shpresojmë ta shohim përsëri në Barcelonë”

Trajneri i Barcelonës, Xavi është pyetur edhe për një rikthim të mundshëm të argjentinasit. Ai nuk ka dashur të zbulojë shumë informacione, por ka konfirmuar se klubi e dëshiron atë.

“Nuk është koha për të folur për kthimin e Messit. Unë flas shumë me të. Është një temë që po diskutojmë me njëri tjetrin. Shpresojmë ta shohim përsëri në Barcelonë. Është klubi i jetës së tij,” tha Xavi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *