Benfica dëshiron të shmangë kaosin e ndodhur në Porto në stadiumin Do Dragao në ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve mes Portos dhe Interit.
Pikërisht për këtë, dje klubi portugez ka lëshuar një deklaratë për shitjen e biletave për tifozët Nerazzurrë përmes kanaleve të tij zyrtar.
Shënim zyrtar nga Benfica
“Benfica paralajmëron se biletat e disponueshme për tifozët e Interit për të ndjekur ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Estádio da Luz duhet të blihen në platformat zyrtare të Interit.
3250 bileta janë të rezervuara për tifozët italianë, që i përgjigjen 5% të kapacitetit total, në përputhje me standardet më të rrepta të sigurisë të përcaktuara nga UEFA, por blerja e të cilave duhet të bëhet ekskluzivisht në platformat zyrtare të klubit italian.
Çdo biletë e blerë nga një burim tjetër mund të konsiderohet e parregullt dhe të rezultojë në pamundësinë e hyrjes në stadium.
Me synimin për të garantuar sigurinë e të gjithë tifozëve italianë që dëshirojnë të vijnë në Portugali për të shijuar ndeshjen midis Benfica-s dhe Interit, ju ftojmë të respektoni vendet e rezervuara për tifozët e ekipit kundërshtar.
Çdo opsion tjetër që përfshin platforma jozyrtare, duhet theksuar se nuk do të konsiderohet si një biletë e rregullt.