Kim Jong i vetmi aleat i Putin në luftën Rusi-Ukrainë, Shtëpia e Bardhë zbulon marrëveshjen sekrete

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se Rusia po kërkon më shumë armë nga Koreja e Veriut për luftën në Ukrainë, duke zbuluar identitetin e një burri sllovak që dyshohet se ndërmjetësonte marrëveshje midis Moskës dhe Phenianit.

 

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, ka identifikuar një burrë sllovak që Uashingtoni thotë se ka ndërmjetësuar marrëveshje për dërgimin e armëve nga Koreja e Veriut në Rusi për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Moskës në Ukrainë.

 

Ai tha se njeriu, i identifikuar si Ashot Mkrtychev, 56 vjeç, nga Bratislava, po punonte në shitjet e armëve dhe marrëveshjet e shkëmbimit midis dy vendeve midis fundit të 2022 dhe fillimit të këtij viti.

 

Kirby tha se Uashingtoni e kupton që Rusia kërkon të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut dhe po i ofron Phenianit ushqim në këmbim të municioneve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *