Një incident i tmerrshëm ndodhi gushtin e kaluar në plazhin e Paxos, ku një fermer shqiptar 50-vjeç sulmoi me shufër hekuri një oficer policie. Shqiptari u dënua dje me 9 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë.
Autori i krimit pretendon se kishte konflikte personale me policin, pasi thuhet se viktima e ka arrestuar më parë me pa të drejtë. Por pretendimet u hodhën poshtë nga dëshmitarët, pasi u zbulua se oficeri i policisë nuk e kishte arrestuar më parë feremrin shqiptar.
Media greke ka ndarë dhe fotot e efektivit i cili ndodhet aktualisht i shtrirë në spital. Shumica e goditjeve u morën në fytyrë dhe në kokën e policit, duke rezultuar në dëmtime serioze të kokës. Tashmë ai ka nevojë për një seri operacionesh plastike. Sipas dëshmitarëve okularë, 50-vjeçari e rrahu pa mëshirë policin, pa u interesuar nëse ai do të ishte në gjendje të mbijetonte apo jo.
/Burimi:Protothema/Përshtati:Priza.al