Dalin pamjet e arrestimit të Edison Begaj/ I shtrirë në tokë dhe me pistoletë me vete (Video)

Edison Begaj është arrestuar ditën e djeshme në kuadër të një operacioni të forcave RENEA në Vlorë. Kujtojmë se 39-vjeçarit Begaj iu bë një atentat me armë zjarri në muajin maj, ku një person i veshur me uniformë policie i zuri pritë dhe e qëlloi në prani të fëmijëve të tij të mitur, ku dhe mbeti i plagosur.

Sot janë publikuar pamje nga arrestimi i Edison Begajt, ku shihet se ai është i shtrirë në tokë, me pranga në duar. Në trupin e tij shihen ende shenjat që i kanë mbetur pas plagosjes. Forcat RENEA zbuluan në çantën e tij armë, e cila ishte e fshehur pas sendeve të tjera.

Policia, në njoftimin zyrtar thekson se RENEA Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Vlorë kanë kryer kontrolle të befasishme në disa ambiente, ku kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi plotë:

Kontrolle të befasishme në disa ambiente, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike. Kontrollet nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Vlorë. Gjatë kontrolleve është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga 41-vjeçari, poseduesi i armës. Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Vlorë, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Vlorë. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. B., 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit E. B., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *