I dënuar me 4 vjet e 7 muaj burg/ Prangoset i shumëkërkuari

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim për shitje droge.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Erland Helshani. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *