Ai që ia doli të rrëmbente “pole position” ishte kampioni i Botës në fuqi, Maks Vershtapen, i cili la pas pilotin e Mercedes, Xhorxh Rasëll.
Vendi i tretë u mor nga piloti tjetër i Mercedes, Luis Hamilton, ndërsa krah tij do ta nisë Fernando Alonso.
Për Ferrarin ishin prova zhgënjyese, me Karlos Sainz që do ta nisë nga vendi i pestë, ndërsa Shrl Lëklerk vetëm nga vendi i shtatë.
Sa i përket Serxhio Perez, meksikani do ta nisë nga vendi i fundit pasi doli DNF pas vetëm dy xhirosh.