Një 30-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale.
Mësohet se shtetasi Ermal Zeneli alias Xhemal Karaj është dënuar me 9 vite e 7 muaj burg nga Gjykata italiane për veprat penale: “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura” dhe “Kërcënimi ndaj oficerit të Policisë”.
I riu kërkohej nga policia italiane pasi nga dënimi total ka kryer vetëm 4 muaj, ku pritet ekstradimi i tij për të përfunduar dënimin e plotë.