Pak ditë më parë Efi festoi ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe, ku të ftuar ishin njerëzit e saj të dashur, miq e ish-banorë të Big Brother. Por, nga kjo festë u publikuan disa foto ku ajo përqafonte një djalë, për të cilin u tha se është partneri i saj.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo tregoi se djalin në foto e ka mik.
“Ky është një miku im shumë i ngushtë. Unë kam folur për partnerin sa doja të flisja. Për ta nxjerrë s’keni arsye. Po të doja e kisha nxjerrë vetë”, tha Efi.