Gazetari Bledi Mane, ish-banori i Big Brother Vip, ka zgjedhur që 1 Prillin, Ditën e Gënjeshtrave, t’ua urojë dy lojtarëve kryesorë në BBV, Luizit dhe Oltës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e konsideron 1 Prillin si ditën e këngëtarit dhe aktores.
“Urimet më të mira për dy nga njerëzit më të sinqertë, më të pastër dhe më të drejtë që kam njohur! Gëzuar ditëlindjen Olta dhe Luiz!” shkruan me ironi Bledi Mane.