U përplasën për borxhin, shqiptari qëllon 6 herë tunizianin në Itali dhe arratiset

Një shqiptar akuzohet se ka qëlluar 6 herë me pistoletë një shtetas tunizian në Itali. Mediat italiane shkruajnë se arsyeja ka qenë një borxh që tuniziani i ka pasur shqiptarit dhe se ai është arratisur.

Mësohet se autori ka shkuar drejt shtëpisë së viktimës për të zgjidhur konfliktin, por në tensione e sipër shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar 6 herë tunizianin. Ai është plagosur në këmbë.

Autoritetet italiane janë duke punuar për kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *