Pekini akuzon NATO-n për shpifje: Ndalo kërcënimin ndaj Kinës!

Kina ka akuzuar NATO-n për shpifje për sa i përket zhvillimit të saj paqësor, pasi udhëheqësit e aleancës paralajmëruan për “sfidat sistemike” që vijnë nga Pekini. Veprimet e Kinës, përfshirë zgjerimin e arsenalit të saj bërthamor, kërcënuan “rregullat e rendit ndërkombëtar “, u shpreh një përfaqësues i Nato-s. Ishte hera e parë që NATO vendosi çështjen e Kinës në qendër të agjendës.

Ndërkaq, Kina tha se politika saj ishte “e natyrës mbrojtëse” dhe i kërkoi NATO-s që “t’i kushtonte më shumë energjinë e saj promovimit të dialogut”. “Zhvillimi jonë për mbrojtjen dhe modernizimin ushtarak është i justifikuar, i arsyeshëm, i hapur dhe transparent,” tha përfaqësuesi i Kinës në Bashkimin Evropian në një deklaratë. Ai shtoi se NATO duhet të shikojë zhvillimin e Kinës në një “mënyrë racionale” dhe “të ndalojë marrjen e interesave dhe të drejtave legjitime të Kinës si një justifikim për të manipuluar politikën e bllokut, të krijojë konfrontim dhe të nxisë konkurrencën gjeopolitike”. Deklarata e NATO-s erdhi në fund të një samiti një-ditor në Bruksel ditën e hënë, i cili shënoi takimin e parë të Joe Biden në NATO si president i SHBA-ve.

Pse NATO po përqendrohet tek Kina?

Sipas komunikatës së Samitit (deklarata përfundimtare), “ambiciet e deklaruara dhe sjellja pohuese e Kinës paraqesin sfida sistematike ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe në zonat e rëndësishme për sigurinë e Aleancës”. “Ne mbetemi të shqetësuar me mungesën e shpeshtë të transparencës nga ana e Kinës dhe të përdorimit të keq informimit,” thotë ai.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg u tha gazetarëve: “Ne nuk po hyjmë në një Luftë të re të Ftohtë dhe Kina nuk është kundërshtari ynë, as armiku ynë.” Por, ai shtoi: “Ne duhet të trajtojmë së bashku, si aleancë, sfidat që rritja e Kinës paraqet për sigurinë tonë”.

Kina është një nga fuqitë kryesore ushtarake dhe ekonomike në botë, Partia Komuniste në pushtet e së cilës ka një kontroll të ngushtë të politikës, jetës së përditshme dhe pjesën më të madhe të shoqërisë.

Ushtria kineze aktualisht ka forcat më të mëdha të armatosura në botë, me mbi dy milion personel në detyrë aktive. NATO është bërë gjithnjë e më e shqetësuar për aftësitë në rritje ushtarake të Kinës, të cilat i sheh si një kërcënim për sigurinë dhe vlerat demokratike të anëtarëve të saj. Në vitet e fundit, aleanca është shqetësuar gjithashtu e kujdesshme për veprimtaritë e Kinës në Afrikë, ku ka ngritur bazat e ushtrisë.

Çfarë është NATO?

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, e njohur si Nato, është aleanca më e fuqishme rajonale e mbrojtjes në botë. Ajo u krijua në 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, për të kundërshtuar kërcënimin e zgjerimit komunist. U themelua në parimin e mbrojtjes kolektive midis aleatëve. Fillimisht kishte 12 anëtarë, por tani ka 30, të përbërë nga vende evropiane, SHBA-tw dhe Kanada. Misionet aktuale të NATO-s përfshijnë ofrimin e trajnimit dhe ndihmës për forcat afgane të sigurisë, mbajtjen e një force paqeruajtëse në Kosovë dhe mbështetjen e punës kundër-terrorizmit në Irak.

 

/Burimi BBC/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *