Masakra e 2 prillit/ Berisha në Shkodër përkujton 4 martirët e demokracisë

Demokratët kanë përkujtuar sot përmes një ceremonie përkujtimore 4 martirët e demokracisë së Shkodrës, të cilët humbën jetën në demonstratën e 2 prillit të 1991. Në 1991 dëshmorë ranë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu si dhe Besnik Ceka.

Ceremonia në fjalë ku i pranishëm ishte ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryebashkiaku Bardh Spahia, u mbajt një minutë heshtje në nderim të 4 dëshmorëve. Gjatë një proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti, u vranë katër djem dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Shkodra humbi katër bijtë e saj, idealistë e plot shpresë për Shqipërinë ku po pritej të vinte demokracia. Tragjedia e tyre nuk u zbardh kurrë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *