Deputetja Açka në ‘Facebook’ shkruan se urdhëruesit bënë jetë pashallarësh dhe u duartrokitën kur u larguan nga politika, ndërsa bashkëpunëtorët e krimit po kërkojnë t’u zgjatet jeta me amendamente politike.
Ndërsa në fund të shkrimit të saj citohet shprehja “E ti, ku je ti, luftëtar i vërtetë për liri”.
Postimi i plotë:
32 vite nga masakra e fundit e komunizmit shqiptar
Në kujtim të dëshmorëve të demokracisë:
Bujar Bishanaku,
Arben Broci,
Nazmi Kryeziu,
Besnik Ceka
Urdhëruesit bënë jetë pasharësh dhe u duartrokitën kür u larguan nga politika,
Bashkëpunëtorët e krimit po kërkojnë t’i u zgjatet jeta prej pashallarësh me amendamente politike,
Sehirxhinjtë janë ende shërbyes pashallarësh në të gjithë kupolën politike,
Përfituesit janë ende në pashallëkun e tyre të indoktrinimit politik.
E ti,
ku je ti,
luftëtari i vërtetë për liri?
Shkodër, 2 prill 2023