Kryeministri Edi Rama, ka mbështetur marshin e qytetarëve në Prishtinë në mbrojte të ish-drejtuesve të UÇK-së. Kreu i Qeverisë shqiptare ka ndarë foto në faqen e tij zyrtare “Facebook”, ndërsa ato i shoqëron me mbishkrimin “me marshin e drejtësisë”.
Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë populli”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, pjesëmarrësist bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.