Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një postim të bërë në Facebook, Kurti tha se bashkë me Besnik Bislimin, treguan qëndrimin e tyre kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Ai tha se i bëri 4 propozime Vuçiç, nga të cilat 3 u refuzuan.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë së Kosovës shtoi se shpreson që Vuçiç t’i mendojë më shumë pikat kur të kthehet në Beograd, madje të konsiderojë edhe pranimin e tyre.
Deklarata e Kurtit:
“Në Bruksel, bashkë me zëvendësin tim Besnik Bislimi, e nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Borrell dhe emisarit të tij z. Lajçak, sot u takuam me delegacionin nga Serbia të përbërë nga z. Vuçiq dhe z. Selakoviq.
Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë. Takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik.
Nuk u pajtuam për agjendën e dialogut të ardhshëm. Unë bëra katër propozime në këtë takim:
Për propozimin tim të parë nuk u përgjigjën, ndërkaq tri propozimet e tjera i refuzuan. Shpresoj që kur të kthehen në Beograd, z. Vuçiq dhe z. Selakoviq, të mendojnë më shumë dhe ta konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve.