Aktorja Olta Gixhari hoqi dorë nga formati i “Big Brother VIP” pas 100 ditësh qëndrim. Ajo u shpreh se e mori këtë vendim për shkak të mallit që ndiente për djalin dhe se nuk mund të rrinte më pa të.
Ish-banorja ka dhënë së fundmi dhe intervistën e saj të parë, në “Fan Club”, ku ka treguar momentin që e bëri të ndërpresë rrugëtimin e saj dhe të heqë dorë nga çmimi i madh.
“Gjatë bisedës me Dorin në telefon, batuta deçizive ishte kur tha Amari të sheh në televizor dhe përqafon televizorin. Ishte momenti kur mora vendim dhe thashë do dal”– u shpreh ajo.
Tashmë, që Olta është ribashkuar me familjen e saj, aktorja u shpreh se kjo është hera e parë dhe e fundit që largohet prej saj: “Kur erdhi Amari në jetë, lashë karrierën dhe çdo gjë e ika në Spanjë. Edhe këtë herë, lashë këtë eksperiencë për djalin”.
Ndër të tjera, Olta tha se e vetmja gjë që dëshiron të bëjë tani, është të jetë në një vend me det me Amarin dhe partnerin, për t’u qetësuar dhe për të shijuar kohën me njerëzit më të dashur.