Një ‘falenderim’ është bërë shkak i debatit mes Bledi Manes dhe Kiara Titos, të cilëve iu dha shansi i dytë për t’u bërë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP.’
Bledi ka shprehur zhgënjimin e tij kundrejt Kiarës, sepse nuk e falënderoi herën e fundit kur zgjodhi të linte shtëpinë që të mos ndante çiftin. Që në momentet e para brenda shtëpisë, Bledi e përmendi zhgënjimin ndërsa sot patën një debat të ashpër.
Në bisedë është përfshirë edhe Luizi, i cili tha se Kiarën mund ta nxirrnin jashtë vetëm dy banorë, ai dhe Olta. Gjatë debatit, Bledi tha se nëse Kiara nuk do të ishte në një marrëdhënie me të, do ishte larguar prej kohësh nga shtëpia.
Por nga përplasja me Kiarën, kjo e fundit e pyeti nëse ka dijeni me kë është përballë.
Bledi: Kiara, jam 50 vjeç, kam kaluar shumë gjëra, jam plot me jetë. Suksese ti, se ti je e re, ndërsa unë…universitet, karrierë, basketboll, udhëtime, ça kam dashur në këtë jetë e kam bërë.
Kiara: A je i qartë se kë ke përballë?
Bledi: Patjetër, edhe? Kiara je vajzë e mirë, jo lojtare.
Kiara: Ik o Bledi merru me Qetsorin.