Një shtetas rumun është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi është kapur me drogë. Në njoftimin e policisë thuhet se ky shtetas është ndaluar në dalje të doganës së Kapshticës, me një sasi te konsiderueshme lënde narkotike.
Mësohet se ai kishte për qëllim kalimin e drogës drejt shtetit grek. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i një operacioni të mirëkoordinuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, është goditur 1 tjetër tentativë e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.
Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar e shoqëruar një shtetas rumun dhe është sekuestruar një sasi e lëndës narkotike kanabis.
Nga ana e Policisë po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe në përfundim të veprimeve procedurale, peshimit të sasisë të lëndës narkotike, do ju informojmë me një informacion më të detajuar.