‘Vrasje e grup i strukturuar kriminal’/ SPAK mbyll hetimet për Ardian dhe Florenc Çapjen

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka ngritur zyrtarisht akuzat për Ardian Çapjan, pas mbylljes së hetimeve. Akuzat që rëndojnë mbi të janë: Vrasje në rrethana cilësuese e 2 ose më shumë personave, grup i strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

E njëjta akuzë i është komunikuar dhe nipit të tij Florenc Çapja, i cili ndodhet në Dubai. Anëtarët e fisit Çapja akuzohen për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, bab e bir, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012, ndërsa ngjarja u hetua fillimisht nga prokuroria e Elbasanit.

Së bashku me ta të pandehur janë marrë Ervis Bardhi, Etien Cani, Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli, të cilëve iu është komunikuar po ashtu akuza nga SPAK.

Akuzat kundër tyre janë “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe Kryerja e veprave penale në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *