Milan “turpëron” Napolin

Milan duket se është tërësisht gati për përballjen e çerek-finales të UEFA Champions League ndaj Napolit, teksa ka arritur të triumfojë mbrëmjen e sotme ndaj këtyre të fundit me rezultatin 0 me 4. Sfida u luajt në arenën e napoletanëve, “Diego Armando Maradona”, në sfidën e vlefshme për javën e 28-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Siparin e golave e hapi Rafael Leao që në mintutën e 17’-të të sfidës, pas një pasimi të Brahim Diaz. Vetëm 8 minuta më pas radhën e kishte Brahim Diaz, i cili përfiton nga një “përgjumjeje” e mbrojtjes napoletane, duke e çuar rezultatin në 0 me 2 në pjesën e parë.

Me nisjen e pjesës së dytë, “djajtë” e Milanos nuk u ndalën, me Sandro Tonalin në minutën e 59’-të. Për të vulosur rezultatin e thellë 0 me 4 mendoi belgu Alexis Saelemaekers.

Pas kësaj fitoreje, Milan rimerr vendin e 3-të në renditje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *