Nëna vdes nga mbidoza, foshnja 15 muajshe ndërron jetë nga uria dhe dehidrimi

Tiffany Spears, 32 vjeç dhe djali i saj 15 muajsh, Nicholas Crowder, u gjetën të vdekur brenda shtëpisë në Portland, Tenesi. Rezultatet e autopsive të tyre u publikuan ditën e hënë dhe mjekët i përcaktuan dy vdekjet aksidentale. Ata thanë se Spears kishte ndërruar jetë e para për si pasojë e mbidozës, ndërsa foshnja nuk është e qartë se sa kohë kishte i vdekur por shkaktar ishte uria dhe dehidrimi.

Motra e tij tre vjeçare, e cila u gjet e gjallë brenda shtëpisë, dukej se ishte përpjekur të kujdesej për vëllain e vogël para se ai të vdiste, pasi mjekët ligjor vunë re se rreth sexholinos kishte vezë të tharë si dhe lëvozhga.

Autoritetet u njoftuan për herë të parë pasi një oficer shkoi në shtëpinë e tyre në datë 9 shkurt dhe e gjeti atë të mbyllur. Efektivi i telefonoi 911 pasi pa nga dritarja se gruaja qendronte e shtrirë në dysheme dhe vajzën e vogël duke vrapuar nëpër shtëpi. Pasi policia arriti në vendin e ngjarjes pa që Spears ishte shtrirë në dyshemenë e banjës dhe nuk kishte asnjë shenjë të dukshme dhune. Rreth saj kishte drogë dhe mjetet e nevojshme për ta marrë atë, ndërsa Nicholas u gjet i lidhur në sexholinon e tij në dyshemenë e dhomës së gjumit. Vajza e vogël u dërgua në spital për mjekim.

Autoritetet gjithmonë kishin dyshuar se Spears kishte vdekur nga mbidoza e një droge. Raporti i saj i toksikologjisë e konfirmoi pasi tregoi shenja të dy lloje drogërash të ndryshme në sistemin e saj.

Nicholas me babain
Nicholas me babain

/Burimi DailyMail/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *